Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Albin Kurti, mashtruesi u dorëzua para Serbisë
Transmetuar më 28-02-2020, 02:06

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Ramush Haradinaj e quan Kurtin mashtrues, si dhe thotë se ai u dorëzua para Serbisë.

“Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë", thotë Haradinaj duke shtuar:

"Albin mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj.

JA ÇFARË THA ALBIN KURTI

Loading...