Transmetuar më 28-02-2020, 09:07
Foto ilustruese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Zgafnor, Zallherr në Tiranë gjatë orëve të vona të natës.

Lënda plasëse i është vendosur një automjeti tip "Volkswagen", që është në pronësi të 54-vjecares Kujtime Hoxha.

Makina ishte parkuar në anë të rrugës kur ndodhi shpërthimi, si pasojë e së cilës ka patur vetëm dëme materiale.

Policia ka arritur në vendngjarje ku ka gjetur një fitil zjarr përcjellës me të cilën dyshohet se është aktivizuar tritoli.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./noa.al