Transmetuar më 28-02-2020, 09:34
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen është regjistruar në qytetin e Laçit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50 kur mjeti  me drejtues 37-vjeçarin me inicialet E.Ll., ka aksidentuar këmbësoren, E.N., 33 vjeçe.

Ajo ka marrë disa dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./a.m/noa.al