Transmetuar më 28-02-2020, 10:36

Partia Demokratike Lezhë i drejtohet Prokurorisë për zbardhjen e fakteve manipulative të skandalit të votimeve të 30 qershorit në Bashkinë Lezhë.

Në padinë penale të bërë nga ana e Partisë Demokratike, pretendohet se janë sjellë fakte dhe të dhëna të pakontestueshme "të maskaradës së 30 qershorit", ndaj PD kërkon informacion ndaj avancimit të hetimeve.

Ndërkohë në letrën dërguar Prokurorisë, PD kërkon të njihet me fazën në të cilën ndodhen hetimet e kryera, si dhe nëse janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale determinonte matierlaet zgjedhore të Qendrave të Votimit të sqaruara në pjesën e arsyetuese të kallëzimit penal.

PD Lezhë i bën apel Prokurorisë që të jetë profesionale dhe korrekte në hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje.

Kujtojmë se PD bëri kallëzim penal për disa vepra penale ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Komisioneve Zonale, anëtarëve të Qendrave të Votimit dhe Grupeve të Numërimit të zonave zgjedhore në Lezhë. /a.y/noa.al