Transmetuar më 28-02-2020, 13:22

Pas operacionit të madh të policisë, shtrirë në disa qarqe të vendit, me 28 të arrestuar dhe 6 në kërkim, reagon ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Me anë të një postimi në Twitter, Lleshaj përgëzon policinë dhe prokurorinë për punën e bërë dhe thekson se kjo ishte “një tjetër provë e rëndësishme e seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar”.

"Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë", shkruan Lleshaj./b.l/noa.al/

Arrestimi i Henri Çilit, kryepolici Veliu jep detajet/ Akuzat ndaj tij dhe 27 të prangosurve të tjerë