Transmetuar më 28-02-2020, 13:40

Një taksist nga Pekini ka gjetur zgjidhjen ideale për të dalë në punë edhe pse koronavirusi ka prekur pjesën më të madhe të vendit.

Ai kishte rrethuar sediljen e tij me qese në mënyrë që të mos infektohej. Pamjet u realizuan më 26 shkurt nga gazetarja Emily Angwin që i publikoi në rrjetin social në Twitter.

"Kështu e mbrojnë njerëzit veten nga koronavirus…", shkroi ajo.

Deri dje, autoritetet kineze raportuan për 78.497 raste të infektuara me koronavirus. Mbi 47 mijë vijnë nga Ëuhani, epiqendra ku shpërtheu virusi që mban emrin Covid-19.

Më shumë se 2700 persona kanë vdekur në Kinë, ndërkohë që 32.495 kanë dalë nga spitali të shëruar, thotë Komisioni Kombëtar i Shëndetit kinez./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE