Transmetuar më 28-02-2020, 14:22

Dy persona të tjerë, njëri i dënuar për vjedhje dhe tjetri për trafik droge, duhet të oprovojnë pasurinë.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë Flamur Hakës, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” dhe Talo Çelës, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. /a.y/noa.al