Transmetuar më 28-02-2020, 17:10
Foto ilustruese

Një person në Shkodër ka përfunduar në pranga pasi ka shkaktuar një aksident qëllimisht nën efektin e alkoolit, duke mbetur dhe vetë i plagosur.

Forcat policore të Shkodrës arrestuan shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (me precedent të mëparshëm penal), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi M. L., i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”./b.l/noa.al/