Transmetuar më 29-02-2020, 18:30

Një foshnjë lindi brenda qeses së tij amniotike, gjatë një operacioni me prerie cezariane.

Biznesmenja Janaina Fernandes Costa, 34 vjeçe, lindi djalin Lucas Fernandes de Lisboa Costa, në Spitalin “Ana Costa” në Sao Paulo.

Pamjet tregojnë fëmijën Lucas, ende brenda qeses së tij amniotike, pasi nëna e tre fëmijëve iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente, për shkak të hipertensionit gestacional (presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë).

Kirurgët shihen teksa presin me bisturi qesen e mbushur me lëng, në të cilën shikohen këmbët e vogla të Lucas duke lëvizur brenda. Mjeku, Guilhereme Pereira Martins, i cili ishte i pranishëm në këtë rast, pohoi se një foshnje e lindur brenda qeses së tij amniotike është një fenomen i rrallë që ndodh një herë në  80,000 mijë lindje natyrale.

Doktori u shpreh se djali Lucas dhe nëna e tij tashmë janë në një gjendje të qëndrueshme dhe i janë bashkuar familjarëve. /NOA.al