Qielli i Marsit përshëndet pranverën me Super Hënën
Transmetuar më 01-03-2020, 18:10

Qielli i Marsit përshëndet hyrjen e pranverës me Super Hënën e dytë të vitit 2020 dhe një karusel planetesh me Marsin, Jupiternin dhe Saturnin, të cilët japin një spektakël mes dritave të agimit dhe një turbull lidhjesh mes tyre, edhe më sugjestionuese se ato të muajit shkurt.

Ëshrë kjo ajo që lajmëron Unioni Italian i Astronomëve Amatorë (IAU), i cili thotë se Venera, mbretëresha e mbrëmjes, vijon periudhën e vizibilitetit optimal në orët që ndjekin perëndimin e diellit.

Sakaq fillimi zyrtar i pranverës, ekuinoksi, do të ndodhë kur ora do të jetë 04.50 e mëngjesit të 20 marsit.

Ekuinoksi i pranverës thonë astronomët, është momenti kur Dielli kalon nga hemisfera qiellore jugore, në hemisferën veriore. Siç thotë edhe emri, në ditën e ekuinoksit në të gjitha vendet e planetit gjatësia e ditës është e barabartë me atë të natës, shkruan noa.al.

Në mars, faza e Hënës së plotë, është në ditën e nëntë në orën 18.48, shpjegojnë astrofizikanët. Megjithatë kjo hënë nuk do të dhurojë spektaklin më të madh, pasi Super Hëna e vitit 2020 do të jetë në muajin prill. /a.y/noa.al

Loading...