Mbyll të fejuarin për lojë në valixhe, por e zë gjumi… e gjen të vdekur
Transmetuar më 06-03-2020, 22:14

Një grua amerikane në Florida u arrestua më 27 shkurt, e akuzuar për mbylljen e të fejuarit të saj në një valixhe për lojë ku e la të vdiste.

Gjithçka ndodhi teksa ajo e filmonte. 42-vjeçarja Sarah Boone, tha para policëve se po lozte me të fshehur me partneri e saj, Jorge Torrez Jr., teksa po pinin alkool bashkë.

Ajo deklaroi se të dy ishin dakord për faktin se do ishte argëtuese nëse Torrez do të mbyllej brenda valixhes duke qëndruar i mbyllur për disa çaste.

Por ajo tha se e harroi të fejuarin në valixhe dhe e zuri gjumi për disa orë dhe kur u zgjua e gjeti të vdekur.

Boone pranoi se u zgjua me celularin në dorë i cili binte pa pushim dhe kur shkoi për të kontrolluar e gjeti të vdekur. /a.y/noa.al

Loading...