Mungesa e maskave rrezikon jetën e djalit, prindërit shqetësohen nga raftet e boshatisura
Transmetuar më 09-03-2020, 21:32

Prindërit e një fëmije me një sëmundje të rrallë të trurit i kanë quajtur njerëzit "egoistë" pasi kanë boshatisur supermarketet duke marrë maskat dhe dezifektuesit.

Noah Stevenson, 6 vjeç, nga Devoni në Angli ka një sistem imunitar të dobët që e bën më të ndjeshëm ndaj viruseve dhe infeksioneve.

Prindërit e tij kanë nevojë që të pastrojnë duart e tij vazhdimisht dhe ti mbulojnë gojën me maskë pasi një i ftohtë i thjeshtë mund të jetë kërcënim për jetën e vogëlushit.

Nëna dhe babai i Noah thanë se kanë parë njerëz duke marrë gjëra që djalit të tyre i nevojiten në jetën e përditshme.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ata shkruan: "Përse njerëzit janë kaq egoistë në këtë botë? Nëse nuk jeni të sëmurë dhe nuk keni një sëmundje serioze shëndetësore, më thoni përse merrni pako mjekësore duke i lënë njerëzit që kanë nevojë për to në rrezik.

Nuk keni nevojë për 1000 shishe deziftues, nuk keni nevojë për 1000 maska që ndoshta nuk do i vendosni asnjëherë. Nuk keni nevojë për 1000 pako doreza plastike dhe as për paracetamol".

E gjitha kjo është shkaktuar nga paniku i koronavirusit, ku një pjesë e madhe e njerëzve kanë shkuar në supermarkete duke marrë antibakterialë, ushqime dhe gjëra të tjera./a.m/noa.al

Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...