Transmetuar më 12-03-2020, 14:30

Katër shqiptarë nga Saranda rezultojnë të prekur me koronavirus në Greqi, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 99.

Mediat greke raportojnë se një 66-vjeçar, ka ndërruar jetë, duke shënuar kështu viktimën e parë nga koronavirusi në shtetin fqinj. Viktima raportohet se vuante edhe nga sëmundjet e zemës.

Ndërsa 4 shqiptarët e infektuar janë me origjinë nga Saranda, (minoritarë me shtetësi të dyfishtë) qe jetojnë në ishullin Zakynthos (Zante).

Bëhet fjalë për vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një mini marketi, gjithashtu kryesisht sezonale.

Duke shfrytëzuar periudhën jashtë sezonit, 2 çiftet udhëtuan me grupin e pelegrinëve në Izrael dhe Egjipt, nga ku 54 persona kanë rezultuar pozitivë dhe një 66 vjeçar humbi jetën ditën e sotme.

Sipas informacioneve, janë në gjendje të mirë shëndetësore, simptomat nuk duket të jenë në rrezik për jetën./b.l/noa.al/