Pacientja që po vret koronavirusin ka një këshillë të rëndësishme, tregon si ta mposhtni në kushte shtëpie
Transmetuar më 13-03-2020, 16:20

Një paciente që është infektuar me koronavirus dhe po kurohet ka një mesazh të madh për të ndarë me të tjerët: Mos krijoni panik!

Elizabeth Schneider, 37 vjeçe nga Seattle, Washington beson se u infektua me virusin në një festë në shtëpi sepse disa ditë më vonë, disa miq të saj që ishin në festë u sëmurën në të njëjtën mënyrë me të.

Tre ditë pas festës së 22 shkurtit, Elizabeth thotë se ishte në punë kur filloi të ndihej e këputur.

Ajo thotë se ndihej e lodhur, kishte dhimbje trupi, dhimbje koke dhe ndihej sikurkishte temperaturë, prandaj vendosi të shkojë në shtëpi.

Në një intervistë për CNN, tregoi se mëngjesin kur u zgjua, kishte temperaturë 39.4 gradë celsius.

‘Dhe në atë pikë, unë fillova të dridhem në mënyrë të pakontrollueshme, edhe ekstremitetet e mia po dridheshin, dhe kjo filloi të bëhej paksa shqetësuese’, tha ajo.

Më pas, vendosi të telefononte një mjek dhe të vendosej në dhomë urgjence, por ethet po shtoheshin gjatë ditëve. Schneider kishte ndjekur lajmet vazhdimisht, ku raportohej për koronavirusin. Rasti i parë ishte zbuluar pikërisht në vendin e saj në fund të janarit, e prej asaj kohe vendi është bërë epiqendra e sëmundjes, me më shumë se 260 raste dhe disa vdekje.

Disa ditë më vonë, megjithatë, ajo zbuloi përmes një postimi në një mik të tij në Facebook se disa njerëz nga festa kishin zhvilluar të gjithë simptoma të ngjashme, dhe nisi të dyshonte.

Të gjithë personat që kishin qenë në të njëjtin vend me të rezultuan pozitiv.

‘Unë isha pak e befasuar, sepse mendoja se kjo ishte më mirë’, tha Schneider duke qeshur.

Në atë kohë, simptomat e saj tashmë kishin mbaruar, dhe asaj iu tha nga autoritetet lokale të shëndetit që të qëndronte në shtëpi për 7 ditë pas fillimit të simptomave, ose 72 orë pasi simptomat u qetësuan.

Ka kaluar një javë dhe Elizabeth ndihet më mirë. Ka filluar të dalë jashtë, por i ka shmangur tubimet e mëdha dhe do të vazhdojë të punojë nga shtëpia. Për këtë arsye, vendosi që ti jepte mesazh njerëzve që të mos krijojnë panik.

‘Nëse mendoni se e keni këtë virus, atëherë duhet të testoheni. Nëse simptomat tuaja nuk janë të rrezikshme për jetën, thjesht qëndroni në shtëpi, mjekohuni me ilaçe pa recetë, pini shumë ujë, pushoni dhe shikoni televizion apo diçka tjetër’, theksoi Elizabeth./a.m/noa.al

Loading...