Transmetuar më 14-03-2020, 16:26

Punonjësit e mjekësisë në Wuhan, Kinë hoqën maskat e tyre me një buzëqeshje në fytyrë pasi qyteti mbylli spitalin e fundit të improvizuar.

Ky është një lajm i mirë që vjen nga qyteti ku shpërtheu pandemia e koronavirusit. Pamjet e mjekëve dhe infermierëve janë bërë virale në Twitter dhe janë parë më shumë se 3 milionë herë.

Qyteti i Wuhanit ndërtoi dy spitale brenda pak ditësh, të cilat u hapën në fillim të shkurtit me qëllim që të shtroheshin të gjithë të infektuarit.

Deri tani, numri i viktimave në Kinë është 3189, ndërsa i të infektuarve 80.824, pjesa më e madhe e të cilëve është shëruar.

Ekspertët besojnë se shpërthimi i koronavirusit nisi dhjetorin e vitit të kaluar në Wuhan. Kina ishte vendi më i prekur ku mijëra profesionistë të shëndetësisë punuan pa pushim për pacientët.

Ndër punët që bënin përfshiheshin edhe qethja e flokëve, ndërrimi i pampersave si dhe shoqërimi për të kryer nevojat personale.

Kësaj sëmundje nuk i shpëtuan mjekët, të cilët ishin mijëra që u infektuan. Po punohet pa pushim për gjetjen e ilaçit, por ende nuk ka një vaksinë që e kuron koronavirusin./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE