Viktimat në rritje në Itali, Totti bën atë që çdokush që ka ca lekë s’duhet të ngurrojë
Transmetuar më 16-03-2020, 20:28

“Djema, janë ditë të vështira për Italinë, por së bashku do ia dalim. Për këtë arsye unë dhe Dash angazhohemi për ta fituar këtë ndeshje. Të gjithë bashkë. Kemi sjellë tashmë në shtëpi, duke dhuruar 15 aparatura për monitorimin e pajisjeve jetësore të pacientëve, por në një moment të dytë na u bashkoni. Çdo donacion, sado i vogël qoftë, do të jetë vendimtar për të blerë makineri të tjera dhe për ta fituar këtë betejë bashkë”.

Me këto fjalë futbollisti Francesco Totti, angazhohet në mbështetje të betejës së koronavirusit, duke mbështetur spitalin Spallazani në Romë.

Kështu ai bën apel për të gjithë që të mbështesin spitalin e kryeqytetit të Italisë, i cili është kthyer në epiqendër të luftës italiane kundër koronavirusit.

Nëpërmjwt rrjeteve sociale ai ndau mesazhin për nismën e ndërmarrë me kompaninë e detergjenteve Dash Italia.

Deri më tani në Itali numri i të prekurve ka shkuar në 27980, ndërsa viktimat në 2158. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...