Kampionati Europian i Futbollit Euro 2020 shtyhet për në vitin 2021
Transmetuar më 17-03-2020, 13:45

Anulohet zhvillimi i kampionatit evropian të futbollit Euro 2020 që ishte parashikuar të niste në fillim të verës.

Vendimin e mori UEFA para pak çastesh në një mbledhje urgjente që zhvilloi me pjesëmarrjen  e drejtuesve të federatave nga disa vende të Europës.

Në mbledhje u tha se paraprakisht caktohet viti 2021 për zhvillimin e kampionatit dhe pritet të ngrihet një grup pune për përcaktimin e një axhende të re për zhvillimin e kompeticionit.

Kjo nuk kishte ndodhur që pas luftës së dytë botërore kur kampionati botëror i futbollit u ndërpre nga viti 1938 deri më 1950.

Për herë të parë sivjet europiani do të zhvillohej në 12 vende të Europës nga 12 qershori deri në 11 korrik 2020. Ndeshja e parë do të zhvillohej në Romë. UEFA ka përzgjedhur sot 13 vendet ku do të mbahet Kampionati Europian i futbollit 2020. Për herë të parë, kompeticioni nuk do të organizohet nga një shtet, por nga 13 të tillë.

Vendet ku do të zhvilloheshin ndeshjet: Anglia me Londrën (Wembley) : 2 gjysmëfinalet dhe finalen e madhe. Gjermania me Mynihun : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale Azerbaxhani me Bakun : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale Italia me Romën : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale Rusia me St.Peterburg : 3 ndeshje grupi dhe 1 çerekfinale Belgjika me Brukselin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16 Danimarka me Kophenagenin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16 Hungaria me Budapestin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16 Hollanda me Amsterdamin: 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16 Rumania me Bukureshtin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16 Spanja me Bilbaon : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16 Skocia me Gllasgoun : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16 Irlanda me Dublinin : 3 ndeshje grupi dhe 1 ndeshje 1/16 /noa.al/

Loading...