Kosovë, 17 të prekur nga koronavirusi, dy dalin nga spitali
Transmetuar më 17-03-2020, 18:36

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus tashmë ka shkuar në 17.

Ai tha se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa bëri të ditur se dy prej tyre janë liruar nga Klinika e Infektivit.

“Deri më sot në Kosovë janë testuar 271 mostra, të dyshimta, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Gjendja e të prekurve në klinikë është stabile, përjashtim pacientit të moshuar që po trajtohet me oksigjen herë pas herë”, tha ai.

Ai tha se gjatë javës që vjen në Kosovë do të vi një kontingjent me pajisje shëndetësore, që është donacion.

“Ajo çka u them qytetarëve është që Mos të krijojnë frikë dhe panik sepse stoqet farmaceutike, edhe mos të ketë asnjë mundësi importi nga ky moment, ata kanë rezerva edhe për katër muaj për tu përballur me këtë situatë”, tha ministri i shëndetësisë.

Loading...