Transmetuar më 17-03-2020, 19:14

Heqja e këpucëve para se të hyni në shtëpi mund të duket si një zakon i maniakëve të pastërtisë, por ka një arsye të fortë përse këshillohet.

Lëvizja nëpër shtëpi me këpucë që i kemi përdorur gjatë gjithë kohës në rrugë sjell shumë baktere, viruse, toksina, ndër të cilat përfshihet edhe bakteri E.Coli.

Gjatë ditës ndodh që të shkelim në papastërti zogjsh, qensh, plehra apo gjëra të tjera, si dhe të shkojmë në tualete publike. Kontakti me këto baktere mund të shkaktojë diarre dhe probleme të tjera si meningjiti. Ky është vetëm një lloj bakteri që që kemi në këpucët tona pasi një ekzaminim laboratorik është i mjaftueshëm për të na thënë se nën këpucë jetojnë mesatarisht mijëra lloje të ndryshme të baktereve.

Të njëjtat baktere shumohen dhe nëse nuk i hiqni këpucët në shtëpi, ju ndotni mjedisin ku jetoni ju dhe fëmijët tuaj.

Një tjetër bakter i keq është C. Difficile, i cili mund të shkaktojë temperaturë, kollitje, humbje ekuilibri apo dhimbje trupi. Nga një studim i vitit 2017 u zbulua se ky bakter jetonte në 25% të këpucëve të njerëzve të ekzaminuar.

Herën tjetër që hyni në shtëpi, nuk është e rëndësishme që thjesht të fshini këpucët për të hequr papastërtinë e dukshme, por ti lini diku jashtë ambientit ku jetoni.

Nëse mendoni që askush nuk ka vdekur prej kësaj, duhet të dini që bakteret në shtëpi prekin fëmijët dhe të moshuarit me sistem të dobët imunitar. Për të parandaluar të gjitha këto probleme, nuk duhet të justifikoheni më.

Parandalimi i përhapjes së baktereve është më i thjeshtë kur i hiqni tek dera dhe shkoni menjëherë për të larë duart.

Këto këshilla janë më të rëndësishme se kurrë në këtë periudhë pandemie koronavirusi, ku sugjerohet se higjena personale e mban larg infeksionin./a.m/noa.al