Masat e rralla të Serbisë për të luftuar koronavirusin/ Orë policore
Transmetuar më 17-03-2020, 21:44

Serbia ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Autoritetet kanë vendosur orë policore nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në 05.00 të mëngjesit.

“Në Serbi, është e ndaluar lëvizja e të moshuarve gjatë ditës, ndërsa në orët e natës janë të ndaluar të gjithë qytetarët, përveç autoriteteve kompetente përgjegjëse të grupit të punës dhe qytetarët që punojnë në ndërrimin e tretë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Që nga nesër në mëngjes në orën 10.00, janë absolutisht të ndaluara lëvizjet e njerëzve mbi 65 vjeç në zona urbane, dhe në qytete më të vogla, zona rurale, është e ndaluar të lëvizësh nëse jeni mbi 70 vjeç. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe unë u kërkoj të moshuarve tanë që ta kuptojnë këtë”, tha Vuçiç

Presidenti serb theksoi se të gjitha vendkalimet kufitare, qendrat e migrantëve dhe spitalet do të jenë nën kontrollin e Forcave të Armatosura serbe, të cilat, siç deklaroi Vuçiç, do të jenë të armatosur.

Vuçiç tha gjithashtu se dënimet për ata që nuk respektojnë izolimin “do të jenë shumë, shumë të ashpra”./REL

PËRDITËSIM LIVE

Loading...