Grabitja në Rinas, dalin pamjet nga momenti i arrestimit të vëllezërve Çala
Transmetuar më 19-03-2020, 20:12

Dalim pamjet e arrestimit të dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për grabitjen e bujshme të blindave me para në aeroportin "Nënë Tereza".

Arrestimi i tyre u bë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në sajë të megaoperacionit të koduar “Të fundit” ku vëllezërit Çala, akuzohen për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë, në rrugën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Në momentet e kapjes autorëve iu sekuestruan 3 armë zjarri të llojit pistoletë,  3 automjete tip Audi A 4-6-8,  dy motorë BMV 1200 GS, një biçikletë, si dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare, konkretisht 133.960 euro.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie dhe konspiracioni, duke u finalizuar në Qerret të Kavajës, me vënien në pranga të dy vëllezërve, pjesëtarët e fundit të një grupi të rrezikshëm kriminal në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, konkretisht: Klement Çala, 32 vjeç dhe Eldi Çala, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, në aeroportin e Rinasit, ku janë grabitur vlerat monetare të disa bankave të nivelit të dytë dhe për këtë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë./b.l/noa.al/

Loading...