Transmetuar më 20-03-2020, 16:41

Koronavirusi mund të shkaktojë krizë të madhe ekonomike në shumë shtete përfshirë Shqipërinë, prandaj SHBA ka premtuar shumën 100 milionë dollarë amerikanë si paketë ndihme për situatën që po precipiton në këto vende.

Aammbasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim tha sot se paratë do të shkojnë për asistencën më të gjerë që ndihmon në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës.

‘Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!’, thotë Ambasadorja Yuri Kim. Ajo nuk saktëson sa është pjesa për Shqipërinë në fondin 100 milionë USD dhe sa shtete përfshihen te kjo shumë.

Në samitin për ndihmë financiare ndaj Shqipërisë, SHBA dha 5 milionë usd.

Në linkun që ambasadorja shpërndan, të USAID nuk jepet një informacion i tillë i nevojshëm kurse për këtë fond datohet fillimi i shkurtit.

Sakaq publikohet se për Kirgistanin, sot u dhanë 913mijë USD pajisje për përballimin e situatës me koronavirusin. Aktualisht në Kirgistan ka 6 raste pa viktima.

Deri sot, në Shqipëri janë konfirmuar 70 të infektuar nga koronavirusi.

Në Tiranë janë 50 qytetarë; në Durrës 5 qytetarë; në Lushnje 2 qytetarë; në Elbasan 2 qytetarë; në Fier  7 qytetarë; në Rrogozhinë 2 qytetarë; në Kavajë 2 qytetarë dhe janë shënuar deri tani dy raste humbje jete../a.m/noa.al