Lushnje/ Nuk mori rimbursim për ilaçet, burri kanos me thikë mjeken
Transmetuar më 20-03-2020, 16:54

Një burrë nga Lushnja është arrestuar nga policia sepse kanosi me mjet prerës mjeken e qendrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

47-vjeçari i identifikuar me inicialet G.K., banues në Ngurrëz e Vogël shkoi në zyrën e mjekes A.V., dhe kërkoi rimburim për disa ilaçe.

Ilaçet nuk ishin për sëmundjen për të cilën ishte diagnostikuar dhe pati një konflikt mes tyre, njofton policia.

Gjatë debatit, burri e kanosi me thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Lushnjes për veprën penale "Kanosje për shkak të detyrës"./a.m/noa.al

Loading...