Transmetuar më 20-03-2020, 19:42

Pandemia e koronavirusit ka bërë që qeveria dhe presidenca të bashkohen për të diskutuar rreth masave të reja për të mbrojtur popullin.

Me kërkesën e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot në mbrëmje ministrin e Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Presidenti Meta u njoh nga ministri Ahmetaj për masat e marra nga qeveria për përballimin e kësaj situate kritike, si dhe diskutoi mbi mundësinë e mbledhjes në një kohë sa më të afërt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se bashkëpunimi, gjithëpërfshirja, humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar do ti japë të gjithëve fuqinë e duhur pozitive për ta fituar këtë sfidë.

Ministri Arben Ahmetaj është ngarkuar nga qeveria edhe për  koordinimin  dhe  drejtimin  e  punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.

Mbrëmjen e kaluar, kur prezantoi planin me 7 pika, kryeministri Edi Rama falenderoi publikisht Presidentin Meta që ka ndihmuar në këtë luftë me koronavirusin./a.m/noa.al