Rama publikon video tronditëse nga Italia: Do vrasim njëri-tjetrin apo do shpëtojmë?
Transmetuar më 20-03-2020, 20:02

Shifrat e tmerrshme të viktimave në Itali i kanë tronditur të gjithë. Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 627 persona duke e cuar numrin total në 4,032.

Këto shifra e bënë Italinë vendin e parë më të prekur në botë nga koronavirusi, pas të cilit qëndron Kina, vendi ku shpërtheu sëmundja.

Për këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama duke i bërë thirrje shqiptarëve që të mos veprojnë si italinët.

‘Në Lombardi ku italia ka një sistem spitalor që është në majën e europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!! Pse???

Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi! Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!’, shkroi kryeministri në Facebook.

Edi Rama bën sërish thirrje që të respektohen masat e qeverisë që Shqipëria të mos ketë të njëjtat shifra të tmerrshme si vendi fqinj.

‘Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri – tjetrin?!

Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!’, shkroi Rama./a.m/noa.al

🔴 HAPINI SYTË E VESHËT DHE SHIKOJENI E DËGJOJENI VETË, SE ÇFARË I GJEN ATA QË NUK DUAN TA MARRIN VESH NË KOHË QINDIN QË…

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 20 mars 2020

Loading...