Transmetuar më 20-03-2020, 23:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojë masat shtrënguese pasi është e vetmja mënyrë për të ndalur koronavirusin.

‘Jam shumë i shqetësuar në informacionet që kam marrë sot, të dokumentuara edhe me foto, të dendësisë së njerëzve, kryesisht në Tiranë, çfarë është një thyrje totale e rregullave elementare të OBSH-së, është jashtëzakonisht e rrezikshme, për shëndetin, për jetën’, tha Basha.

Në thirrjen që bëri në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Basha tregon dëmet me të cilët përballet vendi ynë nëse nuk respektohen rregullat.

‘Eshtë një nga format më të sigurta të përhapjes së virusit dhe vjen në një moment ku bashkohen dy gjëra: Bashkohet një 7-ditësh i mundimshëm për shumë shqiptarë i cili ndoshta për një moment është bërë tepër i mundimshëm dhe ata kanë vendosur, shumë prej tyre kanë vendosur disa prej rregullave, po bashkohet po ashtu me momentin e fundit të inkubacionit  për ata që besohen se janë të infektuarit e parë që kanë hyrë në Shqipëri. Prandaj nuk duhet të kemi absolutisht asnjë dilemë. E keqja mund të ndalet vetëm nëse ne të gjithë japim kontributin tonë dhe kontributi i qytetarëve, kontributi i gjithësecilit prej nesh për të mbrojtur shëndetin tonë në rradhë të parë, shëndetin e familjarëve tanë dhe shëndetin e prindërve tanë, me të moshuarve dhe njerëzve të sëmurë është që ne të zbatojmë në mënyrë rigoroze rregullat e distancimin social’, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se rregullat e qeverisë nuk janë normale duke shtuar se PD kërkoi që të merreshin më herët. Në përfundim bëri të qartë se e vetmja gjë që duhet bërë në këtë momente është zbatimi i rregullave të vendosura./a.m/noa.al