Anulimi i Eurovision, Arilena Ara flet për herë të parë
Transmetuar më 21-03-2020, 19:36

Pak ditë më parë organizatorët anuluan festivalin europian të muzikës, Eurovision, për shkak të situatës së krijuar prej koronavirusit.

Shqipëria këtë vit do të përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara e cila do të sillte në versionin anglisht këngën “Shaj”.

Lidhur me këtë anulim këngëtarja ka bërë një postim në Instagram, ku thotë se më shumë rëndësi nga çdo gjë ka shëndeti.

“Janë disa sekonda të shkëputura nga puna jonë intensive këto muaj në Los Angeles teksa punonim për ‘Fall from the sky’. Nuk mund ta përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment; jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë shumë për këngën. Të gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin e vendosim për këtë këngë.

Ky është përkufizimi im i dashurisë. Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë. Ju i jepni vlerë çdo përpjekjeje. P.S. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti. Ju lutem, qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti ju bekoftë!”, shkroi këngëtarja. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...