Transmetuar më 21-03-2020, 20:39

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me videon e publikuar nga kryeministri Rama, për të cilën ky i fundit më pas kërkoi falje, pasi sikundër u shpreh kishte rënë edhe ai viktimë e “qytetarit dixhital”.

“Rama nga mashtrimi me videon e Spanjes te gazi lotsjelles. Në mëngjes Rama i çmendur krejt, kërcënoi gjithë popullin me gaz lotsjellës dhe ujë me presion dhe tha: “Nga polici i lagjes deri te forcat më speciale të policisë janë të vendosura të përdorin forcën e të gjitha mjetet që përdoren në rast shkelje të ligjit në tubimet e paligjshme deri tek uji apo gazi lotsjellës po të jetë nevoja. E mbështes këtë vendim të drejtuesve të policisë”, shkruan Vasili.

Sipas tij, “Që ta bënte realitet ëndrrën psikopatike i duhej një shembull dhe sajoi në mënyrë sharlatane videon me fake Dhunën spanjolle që në fakt ishte dhuna ndaj opozitës në Algjeri. Dihet që i çmenduri nuk e ka mendjen te coronavirusi por te dhuna ndaj opozitës. Shiheni videon dhe vini duart në kokë”./b.l/noa.al/