Transmetuar më 21-03-2020, 21:30

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë se rezultatet e testit të pacientit zero kanë dalë negativ. “Edhe pacienti zero sapo doli negativ🤩🤩🤩’, shkruan Rama.

Ndërsa ministrja Manastirliu thotë se "Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ. Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi.

Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të Infektivit. Jeni më të mirët" shkruan Manastirliu. Ata do të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera.

Nga 76 persona të prekur nga koronavirusi, aktualisht në spital ndodhen të shtruar 37 pacientë, prej tyre katër në terapi intensive./b.l/noa.al/