Tërmeti i fuqishëm në Zagreb, në gjendje kritike jeta e një fëmije
Transmetuar më 22-03-2020, 09:17

Një fëmijë 15 vjeçar është në gjendje kritike nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Zagrebin mëngjesin e sotëm.

‘Ne morëm një raport për shembjen e ndërtesës në Gjorgjiceva 13. Ekipi i ambulancës doli në terren dhe gjeti një fëmijë të dëmtuar rëndë që nuk tregoi shenja jete’, tha Zarko Rasic, drejtor i Institutit të Mjekësisë Urgjente për DNEVNIK.hr.

Fëmija, i moshës 15 vjeç, u transportua në Klinikën e Sëmundjeve Pediatrike në Klaićeva, ku siç raportoi N1, u tha se kishte ndërruar jetë. N1 pas disa minutash njoftoi se gjendja e tij ishte kritike.

Tërmeti i parë në Kroaci sipas EMSC u regjistrua në orën 06.24, ndërsa i dyti u regjistrua 37 minuta më pas dhe ishte 5.0 ballë shkalla Rihter. Thellësia e tyre ishte 10 km me epiqendër në Kasina, pranë Zagrebit.

Pas dy tërmeteve të para, një tjetër lëkundje u regjistrua në orën 07.41. Ai ishte 3.7 ballë shkalla Rihter dhe intensitetin makrosizmik e kishte 4 ballë të shkallës Merkali. Por thellësia e tij ishte vetëm 2 km. Sërish epiqendra ishte pranë Zagrebit./a.m/noa.al

Loading...