Transmetuar më 22-03-2020, 12:14

Tetë administratorë subjektesh janë proceduar penalisht gjatë 48 orëve të fundit për abuzimin me çmime medikamentesh, produkesh ushqimore dhe fruta-perime.

Policia njofton se janë ndëshkuar me masë administrative gjashtë të tjerë.

Në Tiranë u proceduan penalisht 5 administratorë,  ndërsa 1 administrator u ndëshkua me masë administrative 50000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore, pa e regjistruar pranë organeve tatimore.

Ndërkohë, në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50000 lekë, 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor pasi tregtonin pa faturë, në lagjen nr. 15, si dhe pronari i një farmacie, pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve.

Në Vlorë, u procedua penalisht administatori i një supermarketi në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar nga specialistët e Seksionit Ekonomik e Financiar në supermarketin në pronësi të tij, janë gjetur dhe bllokuar disa produkte ushqimore të skaduara, si dhe u ndëshkuan me masë administrative me 80000 dhe 50000 lekë, 2 administratorë me aktivitet tregtim i artikujve ushqimor dhe industrial, si dhe fruta-perime, të cilët u gjetën të parregullt në ushtrimin e aktivitetit.

Në Elbasan, u proceduan penalisht 2 administratorë, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore dhe farmaceutike pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë./a.m/noa.al