“Po humbasim njerëz”, Rama publikon videon më të shikuar mbrëmë në SHBA: Të shtrëngojmë dhëmbët
Transmetuar më 23-03-2020, 11:42

Ndërkohë që në vend numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar ne kater dhe nje pacient ndodhet ne vdekje klinike ne gjendje shume te rende, reagon kryeministri Rama me nje mesazh te forte.ramam

Rama thekson se kemi hyrë në një jave tejet të vështirë dhe po humbasin njerëz. Sipas tij, kemi vetëm një gjeë në dorë për të kursyer sa të mundemi dhimbjet e mëdha “Te shtrëngojmë dhëmbët dhe të durojmë, duke mos shkelur izolimin”.

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz😰 Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar, shkruan Rama

Ai poston edhe një video, që sikundër thotë është më e shikuara mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./b.l/noa.al/

Loading...