Blerjet në tregje dhe markete, Rama nxjerr videon: Pranga të pabindurve
Transmetuar më 23-03-2020, 16:13

Në ditën e dytë të hyrjes në fuqi të orarit të lëvizjes për qytetarët 05.00 me 13.00, ku qytetarët mund të bëjnë blerje në tregje dhe markete dhe të mbarojnë nevojat e tyre në këto ditë me kufizime për shkak të koronavirusit, Kryeministri Edi Rama nxjerr një video.

Ai thotë se sot është shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave në bërje pazari dhe në lëvizjen në rrugë.

“Policia e Shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv. Nesër më mirë akoma, padiskutim!”, shkruan kreu i qeverisë.

Deri më tani ka shkuar në 104 numri i të prekurve me koronavirus dhe në 4 ai i viktimave. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...