Transmetuar më 23-03-2020, 20:21

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Spikerja e njohur shqiptare e lajmeve, Ola Bruko, ka deklaruar se do të vetëkarantinohet për 6 ditët.

Në një postim në rrjetet sociale, nga studio e lajmeve, ka thënë se nuk do shfaqet në edicionet informative, por  do të qendrojë në shtëpi.

Bruko shprehet se nuk është e prekur na koronavirusi dhe se ndjehet mirë, por këtë masë e ka marrë për të ndihmuar ata që e rrethojnë.

“Që nga nesër e deri në 6 ditë me radhë do të jem në vetëkarantinim. Nuk mendoj që jam e prekur nga koronavirusi, nuk kam asnjë simptomë. Kjo është një masë paraprake për të ndihmuar veten, kolegët e mi dhe të dashurit e mi’, tha gazetarja.

Më poshtë keni video-njoftimin e saj:/a.k/noa.al/

View this post on Instagram

Njoftim!

A post shared by Ola Bruko Papaproko (@olabruko) on