Bëri testin për koronavirus, Meta zbulon shqetësimin që e mundonte në pritje të përgjigjes
Transmetuar më 23-03-2020, 21:18

Presidenti Ilir Meta tregon se ditët e emergjencës së koronavirusit po i kalon mes zyrës dhe banesës ku po rri, teksa përpiqet të ketë sa më pak kontakte.

Ai thotë se dhënia e dorës nuk ekziston më, ndonëse pohoi se e ka pasur të vështirë të mësohej me këtë zakon, por nënvizoi se jemi të detyruar që ti përshtatemi kësaj situate të re dhe se ai do të kryejë të gjitha detyrat e tij.

I pyetur në emisionin ‘Open’ lidhur me kohën teksa priste përgjigjen për testin e koronavirusit, tha se, “Jam i lumtur që e bëra, mora për fat të mirë një informacion se kisha qenë në palestër me një qytetar i cili rezultoi i prekur me koronavirus, edhe pse nuk e kisha takuar. Askush nuk e di se cilat mund të jenë pasojat e këtij veprimi. Kisha vetëm një shqetësim, dy ditë më parë kisha takuar ministren e Shëndetësisë dhe gjithë task forcën dhe shumë të tjerëve iu kisha dhënë dorën pasi nuk kisha asnjë shqetësim. Shqetësimi ishte se çfarë mund të shkaktoje”.

Ai kërkoi që të bëhen sa më tepër testime për gjithë ata që kanë simptoma apo kanë qenë në kontkat me persona që kanë rezultuar pozitiv.

Kreu i shtetit tregoi gjithashtu se fëmijët e tij janë të gjithë këtu, në karantinë, “po e kalojnë me qetësi, s’ka puthje dhe përkëdhelje”. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...