“Ka rritje të rrezikut”, mjeku tregon shifrat se sa rrezikohen të rinjtë nga koronavirusi
Transmetuar më 23-03-2020, 22:55

Koronavirusi po bëhet shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Virusi duket se është problematik për të gjitha grupmoshat.

Kardio-kirurgu Edvin Prifti tha këtë mbrëmje në emisionin Opinion, se edhe moshat e reja janë të rrezikuara nga koronavirusi.

Ai iu referua shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, ku 20% e të shtruarve në terapi intensive nga COVID-19, i përkasin moshave 20-45 vjec.

“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17 vjecareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeccare në stadet terminale të sëmundjes.

Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjec.

Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjec. Ka një rritje edhe në moshat e reja” tha Prifti./a.k/noa.al/

Loading...