Transmetuar më 24-03-2020, 11:32

Ka arritur në 123 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 5.

ISHP njoftoi se është zgjeruar harta e qyteteve të prekura me Lezhën, Beratin dhe Hasin, ndërsa është rënduar situata në Tiranë dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: Tiranë 72 qytetarë, Durrës 8 qytetarë, Lushnje 4 qytetarë, Elbasan 2 qytetarë, Fier 12 qytetarë, Rrogozhinë 2 qytetarë, Kavajë 4 qytetarë, Korcë 9 qytetarë, Vlorë 4 qytetarë, Shkodër 2 qytetarë, Lezhë 1 qytetar, Berat 1 qytetar, Has 2 qytetarë.

Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!/b.l/noa.al/

Koronavirusi, 19 raste të reja 24 orët e fundit në Shqipëri