Situata e krijuar nga koronavirusi në Francë, Macron angazhon ushtrinë
Transmetuar më 25-03-2020, 23:05

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Situata duket shqetësuese edhe në Francë dhe për këtë gjë presidenti francez Emmanuel Macron, do të angazhojë edhe ushtrinë.

Macron ka vendosur të angazhojë ushtrinë për të kontribuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit në Francë.

Lajmin e bën të ditur e famshmja “France 24”, ku thuhet se ushtarët do të angazhohen në të ashtuquajturen "Operacion elastik ".

Qëllimi është që "të ndihmojnë popullatën" kundër infektimit.

Ushtria franceze do të jetë e ngarkuar të japë mbështetje mjekësor dhe logjistike në luftën kundër përhapjes së Covid-19, ka shpjeguar Macron.

Franca, parashikon dërgimin e anijeve dhe helikopterëve për transportin e pacientëve në territoret përtej detit, në Karaibe, në Amerikën e Jugut dhe në Oqeanin Indian.

Duke rikonfirmuar se "Franca është në luftë kundër virusit", Macron ka paralajmëruar:

"Jemi vetëm në fillim. Por do ia dalim, sepse nuk do të dorëzohemi, sepse jemi të fortë"./a.k/noa.al/

Të nderuar lexues. Ky lajm vjen për publikun shqiptar në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes agjencisë kombëtare të lajmeve NOA dhe agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos, realizuar më 27.02.2020. 

Loading...