Australi, një ishull i tërë mbyllet në karantinë
Transmetuar më 26-03-2020, 13:12

Autoritetet australiane u kërkuan dy anijeve në ujërat e tyre territoriale që të braktisin menjëherë rrugën drejt ishullit ku ishin nisur, për shkak të rrezikut të shpërthimit të një vale të re koronavirusi.

Të dyja anijet aktualisht janë ndalur në brigjet e Australisë Perëndimore, ku qeveria e shtetit po mundohet dëshpërimisht që të mos lejojë të përsërisë një incident të ndodhur në një pjesë tjetër të vendit, në të cilin 2700 pasagjerë hynë në Sidnej pa kontrolle shëndetësore dhe ku mbi 130 pasagjerë në anije rezultuan me virusin e rrezikshëm.

Për Australinë, çdo anije nga jashtë është një burim i mundshëm për një përhapje të re të Covid-19, i cili po përhapet shumë në Azi dhe Oqeani.

Një nga dy anijet, MV Artania, e cila duhet të mbërrinte në Portin e Perth të premten, u detyrua nga marina e Australisë të braktiste drejtimin e qytetit, pasi 25 pasagjerë të saj manifestuar simptomat klasike të koronavirusi, hundë, temperaturë, ethe, etj.

Anija në pronësi të gjermanes ‘Phoenix Reisen’, së bashku me anijen simotër Vasco de Gama, me në bord 800 australianë dhe 109 persona nga Zelanda e Re, do të qëndrojnë në ishullin Rottnest, një ish-burg i që tani është vend shumë i njohur me alpinistët. Ishulli në fakt do të konsiderohet një zonë e karantinuar. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...