Në mes të krizës së koronavirusit, ministri i Shëndetësisë në Rumani jep dorëheqjen
Transmetuar më 26-03-2020, 14:20

Ministri i Shëndetësisë në Rumani, Victor Costache, dha dorëheqjen mëngjesin e sotëm, pasi lajmëroi mbrëmjen e së mërkurës planin që parashikonte testime për të verifikuar të prekurit me koronavirus tek të gjithë qytetarët e Bukureshtit.

Kryeministri Ludovic Orban njoftoi se në vendin e Costache, ka propozuar sekretarin aktual të shtetit në ministri, Nelu Tataru.

Sipas burimeve pranë Partisë Nacional Liberale, të cituara nga agjencia rumune e informacionit ‘Digi24’, Costache, iu kërkua që të dorëheqja pas një debati të ndezur me Kryeministrin, lidhur me mungesën e pajisjeve spitalore për përballimin e emergjencës.

Ndër të tjera, Kryeministri e ka kundërshtuar ashpër, bërjen e testimeve tek të gjithë qytetarët e kryeqytetit rumun, duke thënë se nuk është në dispozicion e gjithë logjistika për një veprim të tillë.

Nga ana e tij Orban nuk komentoi asgjë, por u mjaftua me një deklaratë ku falënderonte Costache për punën e bërë në pesë muaj, duke thënë, “Do vijojmë që ta forcojmë ekipin e ministrisë së Shëndetësisë. Prioriteti ynë absolut është blerja e pajisjeve spitalore dhe për të mbrojtur sektorin e shëndetësisë”.

Deri më tani numri total i të infektuarve në Rumani ka arritur në 1029, ndërsa i viktimave në 18. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE

Loading...