Covid-19/ Niset nga Turqia drejt Shqipërisë flota e re e ambulancave të Emergjencave Civile
Transmetuar më 26-03-2020, 15:11

Tashmë që edhe Shqipëria është mes vendeve të goditura nga pandemia e koronavirusit, ku aktualisht numri i të prekurve ka shkuar në 174, kryeministri Edi Rama ka prezantuar flotën e autoambulancave të Emergjencave Civile që do iu vijnë në ndihmë qytetarëve.

Përmes një mesazhi në Facebook Rama theksoi se këto mjete, që do i shtohen flotës së shëndetësisë në këto kohë të vështira, janë bërë gati për t’u nisur nga Turqia drejt Tiranës.

“🔴 Flota e re e autoambulancave të Emergjencave Civile gati për t’u nisur nga Turqia🇹🇷drejt🇦🇱Shqipërisë. #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤”, shkruan Rama.

Loading...