Transmetuar më 26-03-2020, 20:18

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Situata duket shqetësuese jo pak edhe në vendin tonë.

Megjithatë mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku, përmes një lidhjeje në skype për Vizion Plus, tha se nëse vijojmë me këtë trend, situata është e menaxhueshme.

“Të gjithë janë të prekur dhe të infektueshëm. Situata agravon me moshën dhe me sëmundje të tjera. Covid-19 e ka vdekshmërinë 3-4%. Kjo nuk e përjashton rastin që nuk ka edhe të rinj që humbin jetën. Shansee nuk ka që virusi të përsëritet. Virusi duhet të bëj një mutacion të dytë, që ne e quajmë dritë. Për momentin ai që e kalon për një vit nuk kthehet”, tha Ulqinaku./a.k/noa.al/