Deputeti italian nuk mban dot emocionet, gati shpërthen në lot teksa flet për viktimat
Transmetuar më 26-03-2020, 20:49

Deputeti Daniele Belotti po fliste në parlament për numrin e madh të viktimave kur dëgjohej si i dridhej zëri dhe ndalonte shpesh herë për të mbajtur lotët.

‘Unë dhe kolegu im u larguam sot nga Bergamo për të sjellë zërin e njerëzve këtu. Ne nuk e dimë ku të çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët’, tha Belotti.

Teksa përpiqej të mbante emocionet, deputeti shtoi se qindra vullnetarë kanë mbërritur në spitale dhe po mundohen të trajtojnë të sëmurët.

‘Njerëzit, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët kanë dhuruar miliona euro. Faleminderit se ne nuk do të ndalojmë kurrë’, theksoi Belotti.

Italia është vendi me shifrat më të larta të viktimave në të gjithë botën. Çdo ditë raportohet për qindra të vdekur dhe shpesh herë janë publikuar pamjet tronditëse të kamionëve me arkivole./a.m/noa.al

Loading...