A është shfaqur koronavirusi që në fillim të janarit? Ja ç’thotë Pipero
Transmetuar më 26-03-2020, 22:24

Koronavirusi është bërë shqetësues në mbarë botën.

Izolimi është këshilla më e vlefshme për të gjithë, duke qenë se nuk ka një vaksinë për këtë virus vdekjeprurës.

Situatë më të vështirë nga koronavirusi, po përjetojnë Spanja dhe Italia, me numër të lartë viktimash.

Sa i përket lajmit të mediave italiane se koronavirusi mund të jetë shfaqur në fillim të janarit në Lombardi, Pipero e lidhi këtë me agresivitetin e virusit AH1N1 (gripi i derrit) në këtë sezon.

“Është shumë e vështirë të japim mendime të sakta.

Kemi patur qarkullimin i gripit stinor, AH1N1 ka qenë më agresiv këtë vit, nëse studimi është bërë nga shkecëtarë të epidemologjisë nuk kam cfarë të komentoj.

Të dhëna të sakta për vendin tonë nuk  kemi. Unë e lidh me AH1N1”, tha Pipero./a.k/noa.al/

Loading...