Shqipëria nuk ka më nevojë? Zbulohet VKM e Ramës, çon mjekët dhe infemierët tanë në Itali!
Transmetuar më 28-03-2020, 13:22

Një vendim i Këshillit të Ministrave është miratuar jashtë vëmendjes së mediave dhe pa një njoftim publik deri tani, që përcakton dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të punuar në spitalet ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus.

NOA.al zbardhi një kopje të vendimit që është marrë dje më datë 27 mars 2020 dhe në të përcaktohen edhe vlerat financiare që do paguhen bluzat e bardha që nga sot nisen në Itali me një avion special.

Mjekët që do të shkojnë, jozyrtarisht bëhet fjalë për 30 të tillë nga Shqipëria, do të paguhen me fondet e shtetit shqiptar tre mijë euro në muaj kurse infermierët do të paguhen me 2500 euro.

SIpas VKM një fond prej 11 milionë lekësh të reja për këto ekipe që po dërgohen në Itali, do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Mësohet se ky ekip me mjekë dhe infermierë do të shkojë sot pasdite në Romë dhe që andej do të transportohen në spitalet e Bergamos. /noa.al/

Loading...