Testim masiv dhe në Maqedoni, zyrtari: Kështu zvogëlohet numri i të infektuarve. Po në Shqipëri?
Transmetuar më 28-03-2020, 20:45

Edhe Maqedonia e Veriut ka vendosur të ndjekë rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për testim masiv të popullatës në vend.

Zëvendësdrejtori i spitalit të Kumanovës, Ylber Isufi tha sot se numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet duke shkuar në 241 persona ndaj po merren masa konkrete.

Ndaj, tha ai, po bëhen testime të shumta për të zvogëluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit.

Dr. Isufi në intervistë me AbcNews pohoi se dhe në Kumanovë është ngritur një pikë e posaçme për testimin e qytetarëve: "Është duke vazhduar testimi masiv në këtë qytet. Testimi ndihmon shumë pasi nëse një test rezulton pozitiv, normalisht do të izolohet duke mos patur kontakte të tjera, dhe në këtë mënyrë zvogëlohet numri i të infektuarve", – shpjegon dr.Isufi.

Kështu, edhe fqinji ynë tjetër, Maqedonia e Veriut ashtu si dhe Kosova, po aplikojnë testimet masive, në një linjë me rekomandimin e OBSH që po realizohet vrullshëm edhe nga shtetet e mëdha si Gjermania, SHBA, etj.

Loading...