Transmetuar më 29-03-2020, 01:24

Thuajse e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe qytetet në të gjithë globin janë kthyer në ‘fantazma’.

Megjjthatë nuk kanë munguar veprimet sensibilizuese dhe motivuese për të gjithë njerëzit, që tashmë çdo gjë që ndodh përreth tyre e ndjekin nga ekranet e tyre të kyçur në banesa.

Një gjest motivues dhe plot shpresë vjen nga Dubai, ku ndërsa më e lartë e saj, Burj Khalifa, ka vendosur të ‘flasë’ në të gjitha gjuhët e vendeve botës të prekura nga koronavirusi, mes tyre edhe shqip.

"Ne jemi të gjithë në këtë bashku", shkruhet në mesazhin në shqip, duke dashur të thotë së bashku.