Bie nga kati i tretë i pallatit një person/ Dyshimet mbi ngjarjen
Transmetuar më 31-03-2020, 11:55

Një person është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës.

Mësohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banon I.L., 44 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Teksa policia flet për ngjarje aksidentale, nuk bën me dije detaje të mëtejshme.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al