Transmetuar më 01-04-2020, 16:34

UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve anëtare ku është analizuar situata kaotike e krijuar nga Covid 19, e cila ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit.

Pas konsulencës me 55 sekretarët e përgjithshëm UEFA ka vendosur të anuloj takimet play-off të “Euro2020” për herë të dytë radhazi. Ndeshjet që në fillim ishin programuar për në 26-31 mars u shtynë për në 4-9 qershor ndërsa tashmë pas vendimit të dytë do të luhen më 3-8 shtator.

Nga këto takime do të përcaktohen 4 ekipet e fundit që do të kompletojnë 24 ekipet që do të marrin pjesë në “Euro2020”, kampionat i cili do të zhvillohet në 2021.

Gjithashtu janë shtyrë të gjithë ndeshjet miqësore të përfaqësueseve që do të zhvilloheshin në muajin qershor.

Qëllimi i UEFA-s është i qartë, kërkon të përfundoj me çdo kusht kampionatet kombëtare më pas Champions dhe Europa League. /b.l/noa.al/