Transmetuar më 01-04-2020, 16:52

Deputeti Kujtim Gjuzi ka sfiduar haptazi Policinë e Shtetit duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Deputeti i opozitës parlamentare ka publikuar një video në rrjetet sociale duke drejtuar makinën duke folur në celular, ndërsa shkruan se po shkon në një urgjencë.

Shkelja e rregullave të qarkullimit u dënua nga ndjekësit e deputetit. Ai u paralajmërua  se kryeministri Edi Rama do e fuste në burg, pasi po ngiste makinën duke folur në telefon.

Megjithatë duket se deputeti Gjuzi nuk është i frikësuar. Ai është përgjigjur duke thënë: “Edin do ta rras në burg se ka shkelur Kushtetutën mik.”